MENU
klinika

"S’ka ndryshim kursi nga 7- 8 mijë veta në…!"

Balla: Keqardhje që në krye të protestës ishte një “non grata”

09.07.2022 - 18:31

Sali Berisha mbushi sheshin me mijëra protestues të enjten kundër qeverisë, por kjo nuk dikton ndryshim të qëndrimit që kanë socialistët me të. Nga selia e PS-së së Fierit, kreu i grupit parlamentar të PS, taulant balla komentoi protestën, duke u shprehur me ironi.

“Kjo protesta një parti e cila mbledh 8-7 mijë veta dhe tani thotë ndryshimi i kursit, të kujt? të tyre,. punë e tyre”

Për socialistët Berisha është vetëm një non grata.

“Keqardhje e madhe që në krye të partisë është në persona non grata. Në vendin më pro amerikan, në krye të të PD është një non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë”

Por demokratët i lexojnë qëndrimet e socialistëve të PS-së, si kompleksive. Luçiano Boci, nënkryetar i PD-së, replikoi me Ballën, nga Elbasani.

“Unë nuk komentoj komplekset e zotit balla në raport me drejtuesit politik të PD. Nëse ka një person non grata në opinionin publik, është zoti Balla”.

Sa i përket protestës, duket se edhe për nënkryetarin pjesëmarrja e madhe e demokratëve të bazës ishte surprizuese dhe nuk anashkaloi faktin se tubimi ishte një instrument për bërë bashkimin e pjesëve të ndara të PD-së.

“Bashkimi është një proces që do kohen e tij, kalon përmes disve masave, siç ishte dhe protesta, protesta ishte shumë pozitive për bashkimin, anëtarësia ishte e bashkuar. shumica e deputetëve, me përjashtime të vogla ishin në protestë”

Një ditë më parë, kreu i zgjedhur i PD-së, Sali berisha e cilësoi një ditë historike, 7 korrikun e protestës së thirrur prej tij.