Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj 38 vjeç kanë rënë paraditen e së dielës në një pus ndërsa po bënin punime. Mësohet se Bregu dhe Veliaj mund të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilën po bënin shpimin e pusit.
Për fat të keq, Besnik Veliaj ka ndërruar jetë ndërsa dërgohej në spital, kurse Bledar Bregu po merr aktualisht kujdes shëndetësor. Nga spitali i Fierit mësohet se gjendja e 33-vjeçarit është e mirë dhe në kontroll nga mjekët.
NJOFTIMI
Mallakastër/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.