MENU
klinika

Paketa fiskale

Biznesi, të hënën në Komision për taksat

25.11.2018 - 11:49

Propozimet e organizatave të biznesit pothuajse nuk janë marrë në Konsideratë nga qeveria në hartimin e Paketës Fiskale për vitin e ardhshëm. Megjithatë, bizneset janë të vendosur që këto propozime ti paraqesin në një seancë dëgjimore që do të zhvillohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, më datë 26 Nëntor.

Ndër kërkesat më të rëndësishme janë: TVSH të ketë një prag zero, pra të gjithë të përfshihen në TVSH. Por deri në një qarkullim 10 milionë lekë të reja, aplikimi i TVSH-së të ketë efekte financiare zero, si në rimbursim ashtu dhe në pagesa. Për këtë kategori biznesi është menduar të aplikohet taksa fikse që do të jetë 1% e qarkullimit tregtar. Në rastin konkret të përjashtohen nga kjo taksë komisionerët dhe agjencitë që punojnë për të tretët;

Bizneset kërkojnë që të vendoset taksë luksi për të gjitha rezidencat mbi 200 metra2 dhe në vlerë mbi 300 mijë euro në bregdetin shqiptar dhe kjo taksë të jetë 500 lekë të reja për meter 2 në vit. Për tatimin e pagave, bizneset propozojnë një shkallë tatimore si vijon: Për pagat deri 35.000 lekë/muaj 0%, Për pagat mbi 35.000 – 335,000 lekë/muaj: 10%,c.Për pagat mbi 335,000 lekë/muaj 20%;

Gjithashtu, ptropozohet tatim fitimi progresiv për korporatat: Për kompanitë me fitim deri në 200 milion lekë 15%, Për kompanitë me fitim nga 200 milionë në 400 milionë lekë  20%; Për kompanitë mbi 400 milionë lekë 30%;

Bizneset kërkojnë gjithashtu që taksa e infarastrukturës nga 8% e çmimit të shitjes të jetë 5% dhe kjo të paguhet me këste; taksa 3% për banesat sociale të hiqet; si edhe ulje të taksës së pasurisë për bizneset nga 0.5% në 0.3% .

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN