MENU
klinika

Stratiotët

Gjergji, gjenerali shqiptar i mesjetës

12.07.2022 - 11:36

        Një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, nga ku kishte mbetur një emër i panjohur për shkencën dhe lexuesin shqiptar, deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në revistën “ Ylli” më 1966, në numrin e 7 të saj.

Për të qenë më të saktë, Gjergj Basta për literaturën shqiptare ishte një rizbulim. Për të ishte shkruar e folur para 1944-ës në diasporë dhe ishte përmendur sadopak emri edhe në ndonjë botim në Shqipëri. Por aq pak, sa pas këtij viti thuajse ishte harruar. Ndoshta, Basta u gjykua ashpër si “pushtues” e si komandant forcash perandorake.

Në fakt, Gjergj Basta kishte jetuar gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve. Në një letër të vitit 1759, himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907, shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Basta.

Pas Dhimitër Pilikës, Koco Bozhori më 1985, sa e përmend emrin e Gjergj Bastës në zërin e stratiotëve në “Fjalorin Enciklopedik shqiptar” dhe më 1990, historiani ushtarak, dr. Riza Drishti do të botonte në revistën “Për mbrojtjen e Atdheut“, një studim të shkurtër për jetën dhe veprën e Bastës.

Por, viti 1996 do të shënonte një arritje të veçantë në këtë njohje: Shtëpia Botuese e Ushtrisë do të botonte në një vëllim, të përkthyera nga Ejana Paco, të dy veprat e Gjergj Bastës: “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës. Revista “ Mbrojtja”, më 2003 botoi jetëshkrimin e Gjergj Bastës sipas “Dizionario biografico degli italiani” të vitit 1995, përkthyer nga Ermal Onuzi. Më 2006 u botua në shqip, e përkthyer nga Pëllumb Xhufi, vepra e Paolo Petës “ Stratiotët” në të cilën, në tri faqe jepet edhe një jetëshkrim i Gjergj Bastës.

Më 2008, “Fjalori enciklopedik shqiptar” botoi një zë për Gjergj Bastën, shkruar po nga dr. Riza Drishti. Vitet e fundit kanë filluar të shkruajnë e botojnë për Bastën “krahinarët” e tij të Bastjas mesjetare, nga Nivicë –Bubari dhe Senica e Sarandës.

Më 2010, Theodhori Miho botoi “Gjergj Basta dhe kapedanët e Senicës”, dhe më 2014, Fatmir Minguli në “Triptik historik”, pjesën e parë, ia kushton pikërisht gjeneral Bastës, ndërkohë që Fotaq Andrea e përmend general Bastën, në një studim te tij për stratiotët shqiptarë botuar në Revistën Ushtarake të Akademise se FA. Veprat e Gjergj Bastës , të ribotuara më 1641 nga Shtëpia Botuese “ Xhunti” e Venedikut, i ruajnë edhe Bibliotekat tona, “Marin Barleti’” e Shkodrës dhe Biblioteka Kombëtare në Tiranë. Gjergj Basta vdiq më 20 nëntor 1607 (ose 1612) dhe u varros në Vjenë.

Nga Sali Onuzi – “Prej shekullit XIV, kur ushtritë feudale në Evropën perëndimore e humbën rëndësinë, fituan peshë repartet e ushtarëve rrogëtarë, që vinin nga Anglia, Zvicra, Gjermania. Në kushtet e vështira të jetesës nën pushtimin osman, shumë fshatarë të trevave malore, si të Labërisë, Himarës, të Veriut, po edhe nga Greqia, Dalmacia u rekrutuan në reparte të tilla, duke marrë emrin “ stratiotë”. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtritë e perandorisë gjermane, në Francë, Flandër etj” ( FESH, 1985 dhe 2008) /diasporashqiptare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen