MENU
klinika

Suksesi në start

Ten Hag e nis me fitore, United “poker” ndaj Liverpool

12.07.2022 - 17:06

Triumf mund të konsiderohet debutimi i Ten Hag në krye të Manchester United, ndërsa ka fituar bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bangkok.

Një pjesë e parë e dominuar e gjitha nga “Djajtë e Kuq”, të cilët jo vetëm morën avantazhin, por edhe vendosën një rezultat të thellë në këtë fraksion.

Ishte Jadon Sancho ai që gjeti rrugën drejt rrjetës i pari, duke shënuar në minutën e 12’ dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Më pas në minutën e 30’ Fred dyfishoi rezultatin për ekipin e Ten Hag dhe u dhuroi më shumë siguri “Djajve të Kuq”.

Teksa në minutën e 33’ ishte Anthony Martial ai që do të shënonte në portën e “The Reds”, duke e mbyllur këtë 45-minutësh me rezultatin 3-0.

Pjesa e dytë e miqësores do të ishte më e qetë dhe do të duhej minuta e 76’, kur gjatë një kundërsulmi, Facundo Pellistri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe shënoi për Manchester United, duke realizuar “poker” golash dhe duke vulosur rezultatin 4-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar mbetet në Premier League?

Klubi anglez “eliminon” konkurrentët për Brojën


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak