MENU
klinika

Këtë herë përtej Europës...

“Eurovision Song Contest” do të mbahet dhe në Amerikën Latine

13.07.2022 - 09:57

Eurovision po zgjerohet. Pas “American Song Contest”, edicioni i parë i të cilit u mbajt në fillim të këtij viti dhe “Eurovision Canada”, festivali do të zgjerohet dhe në Amerikën Latine. Lajmi është bërë me dije nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Në një deklaratë për shtyp, EBU tha se një numër i madh njerëzish në Argjentinë, Brazil, Kili dhe Meksikë ndoqën transmetimin live në YouTube të Eurovision Song Contest 2022, duke treguar kështu interesimin e madh për festivalin evropian.

Producentët do të vendosin për qytetin ku do të mbahet “Eurovision Song Contest Latin America”. Festivali do të prodhohet nga Christer Björkman i Voxovation, Anders Lenhoff, Ola Melzig, Peter Settman dhe Greg Lipstone, producentët e American Song Contest dhe Eurovision Song Contest Kanada.

Eurovizion 2022 gjeneroi më shumë se 75 milionë shikues në YouTube në 232 territore në mbarë botën, me vendet e Amerikës Latine ndër tregjet me performancën më të mirë për vendet jo-pjesëmarrëse. Midis këtyre vendeve, Argjentina, Brazili, Kili dhe Meksika shfaqen interesim më të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?