Kur flitet për futboll, pa dyshimin më të vogël Milan është në listën e më të mëdhenjve që ka njohur bota. “Djalli” është një nga klubet italianë më të njohur në botë dhe kjo prej sukseseve të mëdha që kanë arritur në arenën ndërkombëtare “kuqezinjtë.
Suksesi i “Djallit” është ndërtuar jo vetëm mbi nënshkrimet e bujshme, por edhe nga akademia që ka nxjerrë disa nga emrat më të mëdhenj, duke përfshirë Franco Baresi dhe Paolo Maldini.
Franco Baresi – Një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Franco Baresi ishte një emër legjendar në futbollin evropian në vitet ’80 dhe ’90. Baresi i dha frymë Milanit gjatë gjithë karrierës së tij.
Interesante, megjithatë, ai iu bashkua “kuqezinjve” vetëm pasi u refuzua nga rivalët e qytetit Inter. Baresi u bashkua me klubin “kuqezi” kur ishte vetëm një 12-vjeçar, në 1972, dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 17-vjeçare.
Ai vazhdoi të luajë për Milanin për 20 vjet, duke bërë 719 paraqitje në të gjitha garat. Mbrojtësi e ndihmoi Milanin të fitonte gjashtë tituj të Serie A, dy tituj të Serie B dhe tre Kupa Evropiane. Për nder të Baresi-t “Djalli” ka hequr edhe numrin 6.
Paolo Maldini – Legjendat nuk janë më të mëdha se Paolo Maldini. Ai ishte guri i themelit të skuadrave të Milanit dhe Italisë, duke i udhëhequr ata me guxim dhe aftësi. Me pseudonimin “Il Capitano” (Kapiteni), është e lehtë të kuptosh pse ai zgjodhi të ishte gjithë jetës te Milani, duke përfaqësuar klubin për 25 vitet e karrierës së tij si futbollist.
Ai bëri 902 paraqitje për Milanin, një rekord klubi dhe gjithashtu ka realizuar 126 paraqitje për Italinë. Shpesh i konsideruar si mbrojtësi i majtë më i madh që ka parë ndonjëherë bota e futbollit, Maldini, ai ndihmoi Milanin të fitonte shtatë tituj të Serie A dhe pesë Kupa Evropiane dhe në nder të tij “Djalli” ka hequr numrin 3.
Demetrio Albertini – Pasi u rrit në akademinë e Milan, Demetrio Albertini bëri debutimin e tij për ekipin e parë në moshën 17-vjeçare gjatë sezonit 1988-89. Ai kaloi 14 vjet në “San Siro” dhe pati sukses të madh, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë të kohës së tij.
Albertini e ndihmoi Milanin të fitonte pesë tituj të Serie A dhe tre trofe të Champions League, përpara se të transferohej tek Atletico Madrid, Lazio, Atalanta dhe Barcelona. Albertini ishte gjithashtu një lojtar i rregullt në Itali, duke bërë 79 paraqitje për vendin e tij gjatë një karriere të admirueshme.
Gianluigi Donnarumma – Donnarumma është padyshim talenti më i mirë që ka dalë nga akademia e Milanit në vitet e fundit. Portieri iu bashkua klubit në vitin 2013 dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm u dallua menjëherë.
Në të vërtetë, Donnarumma bëri debutimin e tij në ekipin kryesor në moshën 16-vjeçare në vitin 2015. Duke e bërë këtë, ai u bë portieri i dytë më i ri që nisi një ndeshje në historinë e futbollit italian.
Në moshën 17-vjeçare, Donnarumma u bë gjithashtu portieri më i ri që ka luajtur ndonjëherë për kombëtaren italiane. Donnarumma kaloi gjashtë vjet në ekipin e parë të Milanit dhe u largua në vitin 2021 për t’iu bashkuar PSG-së pasi i skadoi kontrata.
Deri atëherë, ai e kishte vendosur veten në mesin e portierëve më të mirë në botë, pasi luajti rol kyç në triumfin e Italisë në Euro 2020, ku u shpall edhe Lojtari i Turneut.
Pierre-Emerick Aubameyang – Aubameyang është një tjetër nga emrat e mëdhenj të dalë së fundmi nga akademia e Milan, por që nuk luajti kurrë për ekipin kryesor të “Djallit”.
Megjithatë, sulmuesi është një nga sulmuesit më të mëdhenj të momentit. Aubameyang iu bashkua ekipit të të rinjve të Milan-it në vitin 2007, por pas huazimeve në Dijon, Lille dhe Monaco, ai u shit te Saint-Etienne në 2011.
Ai u një yll në Ligue 1, për t’u transferuar më pas në Bundesliga te Borussia Dortmund në 2013-ën. Më pas ai u transferua te Arsenali në vitin 2018 dhe përfundoi duke fituar Këpucën e Artë të Premier League në sezonin 2018-19. Aktualisht luan për Barcelonën.
Yjet e tjerë të dalë nga akademia e Milanit: Sandro Salvadore, Francesco Toldo, Alberico Evani, Alessandro Costacurta, Gianluca Pessotto, Massimo Oddo, Ignazio Abate, Aldo Maldera, Manuel Locatelli, Davide Calabria.