Barcelona është një ndër më aktivet në këtë merkato vere, teksa së fundmi ka konfirmuar sulmuesin brazilian Rafinha, si përforcimin e radhës në merkato.
25-vjeçari prej kohësh kërkohej nga Xavi dhe për këtë arsye dhe vetë futbollisti kërkonte që të transferohej me ngulm te Barcelona. Klubi katalanas arriti të mposhtë konkurrencën e Chelsea dhe Arsenal, duke mbushur arkat e Leeds me 60 milionë euro.
Raphinha knows pic.twitter.com/SFna87xdkC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
Ndërsa Rahem Sterling është futbollisti më i ri i Chelseas. Sulmuesi i kombëtares angleze ka firmosur me klubin londinez pasi i dha fund aventurës së tij me Manchester City.
Sterling kreu vizitat mjekësore me klubin nga Londra ditën e djeshme, ndërsa sot udhëtoi për në Los Angelos për të firmosur kontratën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Blutë” ka konfirmuar për transferimin e 27-vjeçarit. Ky është transferimi i parë i Chelseas në epokën e presidentit të ri të “Bluve”, amerikanit Tod Boehly.
As settings go… 👌#SterlingIsChelsea pic.twitter.com/SFOaP9XuJZ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022