MENU
klinika

“Sillet si bos dhe miliarder”

Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës së Eva Alikajt

14.07.2022 - 10:31

Pak ditë pas deklaratës që Eva Alikaj bëri për Ermal Mamaqin, ka ardhur dhe një reagim nga ky i fundit. Aktorja e njohur theksoi gjatë një interviste televizive se si Ermali e kishte refuzuar pasi kishte kërkuar që të bëhej pjesë e serialit të tij, H.O.T.

Së fundmi, Mamaqi ka ndarë një thënie që duket si një mesazh ndaj aktores. “Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera”, shkroi ai krahas një thënie.

Ja çfarë deklaroi pak ditë më parë aktorja për Ermalin:

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë ‘Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.’ Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni.

Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre.

Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. E njëjta gjë të ndodh dhe në Teatrin Kombëtar. Kërkon rol dhe nuk të japin.”, tha aktorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain