Herë pas here, të gjithë kemi nevojë për një pushim, veçanërisht kur përballemi me këto 6 sinjale që na dërgon mendja dhe trupi:
1. Po bëhesh negativ/e gjithnjë e më shumë
Kjo tregon se ke arritur limitet dhe se shumë shpejt, do të grindesh me të gjithë, pasi mendja jote nuk përballon dot më shumë presion.
2. Nuk ke më motivim dhe frymëzim
Kur arrin këtë moment, duhet me patjetër të shkëputesh pak nga rutina e punës, pasi po ndikon negativisht në dëshirat, pasionet dhe përditshmërinë tënde.
3. E ke gjithnjë e më të vështirë të përqendrohesh.
Sa më shpejt ta marrësh pushim, aq më produktiv/e do të jesh.
4. Nuk ke energji dhe dëshirë të përmbushësh detyrat.
Kjo është një tjetër shenjë që të duhet menjëherë të caktosh lejen e pushimeve. Na beso, kur të rikthehesh do të jesh në formën më të mirë.
5. Edhe zhurmat më të vogla të acarojnë
Të acaron zhurma e tastierës, apo e koleges që po përtypet? Këto zhurma i ke dëgjuar mjaftueshëm për këtë vit, ndaj truri yt po ulëret: “Të luuuutem, merre pushim!”.
6. Nuk ke nerva të diskutosh me kolegët apo të ndërmarrësh projekte
Nëse ke arritur në këtë pikë, pushimi është e vetmja zgjidhje.