Për të kuptuar nëse dhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, së pari duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi një numri pyetjesh kryesore.
Si fillim, sa larg është i gatshëm të shkojë Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me furnizimin me gaz natyror të Evropës?
Dhe, në mënyrë të ngjashme, sa mund të durojë Evropa para se të shkatërrohet? Udhëheqësit evropianë janë zotuar të redutojnë varësinë e tyre nga gazi rus në dy vitet e ardhshme.
Putini është i vetëdijshëm për këtë dhe nuk do t’u bëjë atyre favore.
Përvoja e Francës ka treguar se shoqëritë perëndimore mund të jenë jashtëzakonisht të cenueshme nga brenda dhe se stabiliteti i tyre politik është më i brishtë sesa pritej.
Për këtë arsye, Putini ka të ngjarë të shpresojë se vendet e tjera, si Italia për shembull, nuk do të jenë në gjendje të përballojnë presionin nga një rënie dramatike ose ndërprerje totale e furnizimeve me gaz.
Është një test i vështirë qëndrueshmërie.
Ndërkohë, pritshmëritë janë rritur së fundmi se Ukraina mund të fitojë luftën kundër Rusisë. Por çfarë do të thotë në të vërtetë? Se do të jetë në gjendje të dëbojë trupat ruse nga territori ukrainas dhe të kthehet atje ku ishin pozicionuar në shkurt?
Shumë analistë e hedhin poshtë këtë skenar duke e quajtur një “fantazi strategjike”.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se dërgimi i armëve shtesë në Ukrainë dhe ndarja e më shumë inteligjencës me Kievin mund të anojë ekuilibrin në favor të Ukrainës.
Askush nuk e priste që kriza e Ukrainës do të zvarritej kaq gjatë.
Tani ekspertët thonë se konflikti mund të zgjasë deri në fund të vitit 2023. Kjo është për shkak se asnjë zgjidhje realiste nuk është në horizont. As Putini apo Volodymyr Zelenskyy i Ukrainës nuk duket se do ta pranojnë një të tillë.
Për momentin, Evropa duket e paaftë për të luajtur rolin që pritet prej saj.
Në fund të fundit, lufta po vazhdon në oborrin e saj gjeopolitik. Udhëheqësit e dobët evropianë nuk mund të përballen me kërkesat e situatës.
Evropa është bërë thjesht një aktor kalimtar pasiv dhe, të paktën tani për tani, po paguan për këtë.
Burimi: Gazeta greke Kathimerini
Përktheu dhe përshtati: Konica.al