Thomas Strakosha është portieri më i ri i skuadrës angleze të Brentford. Portieri i Kombëtares shqiptare është prezantuar me klubin anglez, për të startuar një aventurë të re në Premier League.
Strakosha do të mbajë veshur për katër vite fanellën e Brentford, i cili u afrua me parametra zero pasi mbylli aventurën me Lazion. Një zgjedhje e bërë vetëm javën e fundit, kjo edhe një mundësi për të luajtur titullar.
✍ Welcome to Brentford, Thomas Strakosha#StrakoshaSigns pic.twitter.com/3mYtapDAql
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 14, 2022
“Gardiani” shqiptar kishte edhe dy pista të tjera në Premier League, te Chelsea dhe Manchester United, por atje do të ishte portier i dytë, ndaj zgjodhi Brentford.