MENU
klinika

Nga Frrok Çupi

Ne dhe Sri Lanka… Po, ca gjëra i kemi njësoj!

14.07.2022 - 18:34

Çfarë kemi njësoj, për shembull? Që në krye të herës, ata dhe ne, si dhe shumë kombe si ne, syrin e mendjes e mbajmë të historia e shkuar. Ata kanë mundur t’i gjejnë rrënjët deri në 15 mijë vjet; ndërsa ne- siç e dimë. Edhe në strukturën e shoqërisë kemi ngjasime: Përqindja mes myslimanëve dhe katolikëve, minorancat fetare, armiqësitë etnike sidomos me Tamilët, e disa të tjera.

Jeta e këtij shekulli, vëlla!, kjo ka peshë, jo historia e lavdishme. Madje, më e sakta- jeta në këto tre dekada çfarë na dëshmon si të njësojtë mes SriLankës dhe Shqipërisë? As që do të na shkonte në mendje ideja për paralele nëse një ish- president dhe familja e tij të mos rrëmonin me lugë trurin e paramilitarëve dhe të budallenjve që e duan ‘Shqipërinë si SriLanka!’. SriLanka sot është ngritur peshë dhe po djeg vendin, po djeg selitë e presidentit e qeverisë, vilat e tyre të kushtueshme dhe po lufton në rrugë.

Ja kështu e duan prapëShqipërinë dhe prandaj gënjejnë njerëzinë sikur ‘Shqipëria është njësoj si SriLanka’.

Njësoj nuk është, por a ka të përbashkëta mes tyre?, kjo është pyetja. Përderisa kërkohet përgjigje, atëherë Po!, ka disa gjëra të përbashkëta:

Shqipëria e ka rritur çmimin e karburanteve, njësoj si gjithë bota, për shkak të luftës në Ukrainë. SriLanka, njësoj si ne, e rriti në fillim, por menjëherë deklaroi se ‘mungon edhe pika e karburantit!’. Aty tani nuk ka më karburant as për ambulancën.

Inflacioni nëSriLankaështë ngjitur lart; edhe në Shqipëri është ngjitur për shkak të çmimeve. NëSriLanka inflacioni kapi shifrën 54% pardje, ndërsa në Shqipëri më pak se 7%. Gjithë bota e zhvilluar po përballet me krizën botërore; për shembull Anglia sot e ka inflacionin 10%.

Një gjëku nuk ngjajmëderi tani: NëSriLanka ka ndërprerje të shumta të energjisë, aq sa edhe njëpacient i mbetet në dorë kirurgut. Në vendin tonë nuk ka asnjë ndërprerje, madje janë bërë edhe pagesat që të mos ketë nesër.

A ka ndonjë moment që këta tanët po ‘vdesin’ që ta shikojnë Shqipërinë në gjunjë si SriLanka? Po ta kishte vendi ynë borxhin e jashtëm më të lartë se sa e ka, atëherë ‘këtu kapej gjahu’ dhe këta do të kapnin situatën:SriLanka ka një borxh, sot, pret 51 miliardë dollarë; deri në pikën kur shteti ka dështuar në pagesën e borxhit. Në vendin tonë borxhi i jashtëm është diku te 12% të GDP, ku duket njëfasho e tërë mundësish për të kryer pagesa. Pse u vjen plasja këtyre tanëve ngaqë borxhi i jashtëm nuk është si SriLanka? Se me ‘borxhin’ Shqipërinë do ta tërhiqnin për hunde andej nga Lindja. Kina sot po pret pagesën e 6.3 miliardëve nga SriLanka, ose e di vetë ç’kushte vendos.

Po të ishim njësoj me borxhin, etj., atëherë si do të kishte guxim Shqipëria të radhitej si aleate e Amerikës?

Pse SriLanka hyri në këtë krizë?

Njëra nga arsyet- pandemia e Covid. Kjo e zbrazi turizmin në atë vend që ishte nja nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj. Vendi ynë nuk ra në atë gropë, madje e kapërceu si nga më të mirët atë krizë.

Kush i trembi turistët, Covid, apo një gjë tjetër? Studiuesit thonë se ‘turistët u frikësuan nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në vitin 2019’. Edhe ne ishim shumë afër kësaj ‘grope’; viti 2019 ishte i rëndë. Nga një anë bombat ‘molotov’ në mes të kryeqytetit e mbi Parlamentin, në anën tjetër ‘djegia e mandateve’ nga opozita. U desh një‘traktor’ i madh për të tërhequr përpara Reformën në Drejtësi. Ndryshe sot do të ishim të gjithë në gropën e hapur nga ‘shoku Molotov’.

Kemi një pikë shumë të përbashkët: Rrjedhjen e parasë për arsye shtetërore. SriLanka, në fund të vitit 2019 kishte 7.6 miliardë dollarë rezerva…, por sa janë sot? Sot, pas dy vjetësh, kanë rënë në rreth 250 milion dollarë. E njëjta ndodhi me ne në vitin 1997: Në përfundim të luftës civile të shtetit kundër shtetasve të vet, rezerva monetare e shtetit ishte vetëm 17 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në gropën e fajdeve kishin humbur 1,2 miliardë dollarë- sipaszyrave.

Shkaqet e SriLankas si shkaqet tona, herë pas here:

U bë ç’u bë në atë vend me 22 milionë banorë, por në një pikë u shkarkua urrejtja: Te një muze. Muzeu Rajapaskas u shkatërrua krejtësisht sepse ishte model korrupsioni. U thyen edhe statujat prej dylli. Muzeu u ishte kushtuar prindërve të Presidentit GotabayaRajapasksas dhe vëllait të tij të madh MahindaRajapasksas, ish-president. Këta e kishin quajtur veten ‘Perandorë tëSriLankas!’. Kudo u mboll lavdi për ta, sepse fituan luftën civile. A nuk ndodhi kjo këtu te ne menjëherë pas ‘revolucionit demokratik’? Sot e kësaj dite ‘heronjtë’ tanë nuk duan të hapin rrugë. ‘Rajapaskas ishin shumë të popullarizuar, i tha BBC-së BM Nandawathi, një grua 62-vjeçare që jeton në Tangalle Balikudaëa.- Por ishte e padobishme, ata na kanë plaçkitur”, tha ajo.

GjithëtribujaRajapaskas vërshoi në krye të shtetit , siç ndodh me partitë e fundit këtu. GotabayaRajapaska- president. MahindaRajapaska-, vëllai, president dhe kryeministër. Të bijtë: Joshitha dhe Namali, të dy ministra. KamalRajapaska dhe BazilRajapaska- dy vëllezër më të vegjël, të dy ministra; i dyti ministër i Financave…

Këta, megjithëse e dogjën vendin, janë fshehur, por nuk kanë ikur. Thonë se do të kthehen prapë në pushtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika