MENU
klinika

Deklarata

Protesta/ PD: Sot u vendos standard i zi

25.11.2018 - 13:34

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se sot është vendosur një standard i zi në drejtësi me vendimin e gjykatës së Tiranës për 11 protestuesit e Unazës së Re dhe personin që gjuajti me këpucë kryeministrin Edi Rama.

Në një prononcim pas seancës ku gjykata vendosi të lërë në detyrim paraqitje 10 prej 11 të arrestuarve, Salianji u shpreh se Gjykata dënoi pa prova.

“Sot është vendosur një standard i zi. Nëse je trafikant bëhesh deputet, por nëse proteston për të mbrojtur familjen, dinjitetin, pronën dënohesh pa prova pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës. Provat e prokurorisë ishin në mënyrë të turpshme, 5 bidona dhe materiale plastike. Prova tjetër ishin dy ristela mbajtëse të protestës, prova tjetër 2 pankarta me mbishkrime.
Të gjithë janë me detyrim paraqitje sot. Nuk është vetëm çështja e protestuesit në burg. Janë dënuar të gjithë. Me urdhër të Arta Markut dhe Edi Ramës”, deklaroi Salianji.

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për 11 të arrestuarit, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Ai deklaroi se kjo qeveri ka humbur të drejtat morale dhe ligjore me vendimimin e sotëm për 11 të arrestuarit. Gjithashtu Balliu theksoi faktin se në këtë aferë nuk do të lejohet që Edi Rama të prish shtëpitë e banorëve të Astirit.

“Po vazhdojnë të persekutohen nga këlyshët e Enverit. Duke e lënë sot në burg, pasi ai protestojë për të mbrojtur pronën dhe shtëpinë e tij, kjo qeveri ka humbur të drejtat morale dhe ligjore. Mbështetja jonë do të vazhdojë ndaj qytetarit që proteston. Qytetarët kanë të drejtën të protestojnë. PD do t’i mbështesë. Sot kjo qeveri tregoi se nuk një ligje e kushtetutë.

Qytetarët po mbrojnë shtëpinë nga aferat korruptive. Pikërisht me taksat që kanë paguar ai sot po i shemb. Ato shtëpi do të mbrohen. Dje në Francë ka patur ngjarje më të rënda. Kjo nuk ka lidhje as me unazën e re, pasi për të mbushur xhepat. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Për të mbushur xhepat ai p-përplasi qytetarët dhe policinë”, tha Balliu.

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës la në burg 1 nga 11 të arrestuarit, ndërsa për të tjerët dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri