Partizani e kthen në dramë ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Conference League. Të kuqtë u mposhtën 0-1 nga gjeorgjianët e Saburtalos në “Air Albania” dhe sfida u vendos në shtesë, pasi ekipi ynë kishte fituar me të njëjtin rezultat në transfertë.
Miqtë ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë, megjithatë, ky fraksion u mbyll pa gola. Por në momentet më të mira për të kuqtë në pjesën e dytë, e pësojnë. Sfida ishte e luftuar në minutat e mbetura, por nuk pati më gola dhe shkon në shtesë.
As në 30 minutat shtesë nuk pati më gola dhe sfida shkoi te penalltitë. Të besuarit e Dritan Mehmetit humbën 3 penallti, edhe pse portieri Teqja priti 2 të kundërshtarëve. Për pasojë, Partizani eliminohet.
Ndërsa Laçi fitoi 0-1 në Podgoricë ndaj malazezëve të Iskrës. Ishte Mazrekaj që shënoi në 13’ dhe kalon kurbinasit në turin e dytë, teksa ndeshja e parë përfundoi në barazim pa gola.