MENU
klinika

E ëma i kërkoi publikisht të gjejë nuse

Noizy flet si rrallëherë për jetën personale

15.07.2022 - 09:38

Gjatë intervistës ekskluzive që dha për emisionin “Abc e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, Noizy mori dhe një mesazh prekës nga prindërit e tij. Në një videomesazh, babai i tij Bashkim Rajku, tregoi edhe njëherë se sa krenar është për atë që ka arritur i biri përgjatë këtyre viteve karrierë muzikore.

“Jemi shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese me koncertin madhështor. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.”, tha i ati. I surprizuar, Noizy shtoi se babai i tij është shoku i tij më i ngushtë.

Por, befasitë nuk përfunduan me kaq. Një tjetër mesazh prekës erdhi dhe nga e ëma. “Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Kjo sipërmarrje është një gjë e madhe, një përgjegjësi, një marrje kohe.

Ti po fle më tepër nëpër sediljet e makinave dhe avionëve dhe je shumë punëtor. Të uroj të kesh një happy end. Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. U martova dhe më thoshin nusja e Baçit je. Tani që u rrite ti, më thonë mami i Noizy-t je.

Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Zemra ime, bëj shaka. Jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje. Vetëm një kërkesë siç kanë të gjithë nënat shqiptare, një nuse sepse dua të rris dhe fëmijët e tu. Të uroj të gjithë të mirat e kësaj bote.“, ishin fjalët e së ëmës që përlotën reperin.

Marrë shkas nga komenti që bëri e ëma, moderatori e pyeti reperin rreth jetës personale. Ndonëse nuk zbuloi nëse ka ndonjë vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, reperi theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve dhe koncerteve të shumta.

“Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin. Por që për momentin nuk e shoh të afërt.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet historia e dashurisë

Kush është partnerja enigmatike e Noizy-t?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure