Edhe sot, sikur dy ditët paraprake, Robert Lewandowski erdhi me vonesë në stërvitjet e Bayern Munchen. Sulmuesi polak u vonua tetë minuta, sipas BILD, teksa një video e tij duke hyrë me makinë është publikuar.
Robert Lewandowski dëshiron me çdo kusht largimin nga Bayern Munich dhe transferimin te Barcelona, por një gjë e tillë nuk po realizohet. Klubi gjerman po insiston në mbajtjen e sulmuesit shtatlartë pa dëshirën e tij.
Klubi bavarez njihet si një nga striktit sa i përket disiplinës, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë gjobë dhe as paralajmërim. Janë ditë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit polak.
Verspätung-Triple! Lewandowski fährt diesmal um 9.08 Uhr bei Bayern vor. pic.twitter.com/ovnLqCNLxO
— Heiko Niedderer (@itstheicebird) July 15, 2022