MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Tragjedi për portieren e Juves dhe Francës, i vdes partnerja

15.07.2022 - 22:15

Dhimbje dhe zi janë më përfaqësuesen franceze të femrave. Këtë javë skuadra franceze mori një goditje të rëndë pasi u publikua lajmi për vdekjen e Camille Nell, partneres së Pauline Peyraud-Magnin, portieres së Francës.

Camille Nell u gjet e vdekur në apartamentin që ndanin në Torino. Kujtojmë që Pauline Peyraud-Magnin është pesë e Juventusit. Mesa duket ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të niste Europiani i femrave.

Portierja e Francës po kalon një moment të keq, teksa po konkurron me vendin e saj në këtë event. Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik, por deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes.

Prokurori i Torinos, Enrico Arnaldi di Balme, deklaroi: “Kërkesat e familjes janë përmbushur për aq sa është e mundur. Ekipi im ka punuar që në fillim, në marrëdhënie të ngushta me konsullatën franceze në Milano”.

Camille dhe Pauline kanë qenë në një lidhje prej disa vitesh dhe kishin bërë një bashkim përmes PACS, një figurë ligjore franceze e ngjashme me një martesë civile. Portierja është futbollistja e parë franceze që vendosi të fliste publikisht për homoseksualitetin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN