MENU
klinika

Rrëfimi i Era Istrefit

“U përlota kur FIFA më tha se duhet të fshi shqiponjën”

16.07.2022 - 08:34

Era Istrefi, këngëtarja tashmë me famë botërore, postoi në rrjetet sociale një foto herët duke bërë shqiponjën, foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.

Era tregoi në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel” se ia kërkuan organizatorët e FIFA-s që ta fshinte foton, pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.

“Njerëzit nuk duan ta dini se si ka qenë. 2 miliardë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, çka m’i ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë.

Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thash pse s’mund të jem krenare.

Çfarë kishte gabim? U mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, – tha Era.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN