MENU
klinika

Raport i mirë mes klubeve

Napoli insiston, Tuchel vendos për Brojën

16.07.2022 - 09:58

Pas kalimit të Koulibaly te Chelsea, Napoli jo vetëm që ka paratë për të blerë Armando Brojën, por mes klubeve ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kjo shton shanset e italianëve për të marrë talentin shqiptar.

Por trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka deklaruar se Armando Broja nuk është për shitje. Pas një sezoni të kaluar si i huazuar te Southampton, sulmuesi shqiptar mori vëmendjen e shumë klubeve – falë paraqitjeve të tij të mira.

West Ham United është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Brojës. “Çekanët” së fundi dërguan një ofertë prej 35 milionë eurosh për të. Megjithatë, Tuchel ka thënë se nuk janë të interesuar për shitjen e 20-vjeçari.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash dhe tani nuk kemi asnjë interes ta shesim atë. Ai është këtu për të lënë përshtypje”, shtoi Tuchel. Futbollisti i Shqipërisë është i grumbulluar me “Blutë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazën para-sezonale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asllani: Sa s’më ra të fikët nga Zanetti

“Nëna punonte në fabrikë, unë flija me topin”

Sulmuesi shqiptar mbetet në merkato

Fat i keq për Brojën, dëmtohet në seancën e parë


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin