Modelja e njohur Emily Ratajkowski thuhet se po përgatitet të divorcohet nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh Sebastian Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi.
Një burim i tha ‘Page Six’ se Sebastian është një ‘mashtrues serial’.
Megjithëse nuk ka dokumente të paraqitura në sistemin gjyqësor, modelja së fundmi është parë pa unazën e saj të martesës.
Ratajkowski ndezi thashethemet e ndarjes të enjten, kur ajo u pa duke shkuar për një shëtitje në Nju Jork me djalin e saj dhe sërish nuk e mbante unazën e martesës.
Emily dhe Sebastian u martuan gjatë një ceremonie civile në New York City më 23 shkurt 2018, me vetëm disa miq si dëshmitarë.
Dy vjet e gjysmë më vonë çifti njoftoi se ishin në pritje të një fëmije. Ata mirëpritën djalin e tyre në botë më 8 mars 2021.
Ajo është shfaqur pa unazën e saj të martesës disa herë kohët e fundit, duke përfshirë videon e saj të fundit në TikTok, ku shihet duke kërcyer. Bukuroshja brune ka publikuar së fundmi edhe një selfie nudo që i tregonte të dyja duart dhe asnjë unazë martese.
Ylli nuk postoi asnjë urim publik për “Ditën e Baballarëve” për bashkëshortin e saj prej katër vitesh muajin e kaluar.
Ndërkohë Bear-MccLard u pa ende duke mbajtur unazën e tij të artë në gisht.