17.07.2022 - 10:15
Që prej së enjtes, familjarët kanë shpallur të humbur 87-vjeçarin, Daut Meka nga Rrogozhina.
Sipas familjarëve i moshuari është parë për herë të fundit pasditen e së enjtes në fshatin Hamenraj dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.
Familjarët thanë për “BalkanWeb” se i moshuari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi kanë denoncuar në polici humbjen e të afërmit të tyre familjarët kanë kërkuar në të gjithë zonën por pa rezultat.
Ata luten që kush e ka parë apo sheh këtë person të kontaktojë në këtë numër +355 69 559 4050 ose të njoftojë në polici.