MENU
klinika

"Pa shërbime ende"

Sulmi kibernetik në e-Albania, autoritetet sqarojnë situatën

17.07.2022 - 13:06

Kryeministria ka reaguar pas sulmit kibernetik të njoftuar ditën e sotme nga AKSHI ndaj faqeve të shërbimeve dhe atyre qeveritare ditën e sotme.

Në reagim kryeministria thekson se ky sulm nuk ka ndodhur kurrë më parë ndërsa shton se sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Ajo shton se AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

Reagimi i kryeministrisë

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Blackout’ në e-Albania dhe faqet qeveritare në vend

Kjo është kompania e kontraktuar për sigurinë kibernetike!