MENU
klinika

E ardhmja e sulmuesit shqiptar

Broja mbetet në Premier League, Chelsea e huazon sërish

17.07.2022 - 17:31

Duket se e ardhmja e Armando Brojës po merr një drejtim. Së fundmi është West Ham-i që ka ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por Chelsea ka refuzuar paratë.

Blutë nuk dëshirojnë ta shesin talentin e tyre dhe këtë e bëri të qartë edhe Tuchel-i me deklaratën e tij: “Armando Broja është lojtar i yni dhe nuk kemi interes ta shesim për momentin”.

Megjithatë West Ham-i nuk heq dorë nga objektivi kryesor i merkatos së tyre. “Çekiçët” e duan Brojën në skuadër me apo pa kartonin e tij në zotërim. “Daily Mail” raporton se klubi anglez ka ndryshuar formulë, duke gjetur një zgjidhje të mesme për të gjitha palët.

West Ham-i ka kërkuar huazimin e Brojës për sezonin e ardhshëm, çka e ka dërguar situatën një hap larg firmës. Huazimi për një sezon në radhët e Ëest Ham-it duket se pëlqehet nga të tre palët e përfshira, prandaj transferimi mund të vijë së shpejti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Talenti kuqezi po jeton ëndrrën zikaltër

Shënoi sërish për Inter, Asllani: Jeta ime ka ndryshuar!


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin