MENU
klinika

Shkruan Luiza Gega

“Hera e dytë në një finale Botërori, më uroni fat”

17.07.2022 - 19:16

Luiza Gega një ditë më parë arriti të siguronte finalen e madhe në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Oregon të SHBA-së.

Atletja shqiptare u rendit e treta në baterinë e saj, e gjashta mes 45 atleteve nga shumë vende të botës. Në finale ajo kërkon edhe pak fat, teksa e bën publike edhe në rrjetet sociale. Ajo shkruan:

“Onto the final! Hera ime e dytë në një finale Botërori dhe jam kaq e lumtur që ia dola përsëri. Finalja do të jetë në datën 20 në orën 19:45 (local time) Mezi pres të vrapoj me vajzat më të shpejta të botës në këtë disiplinë. Më uroni fat! Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe suportin!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atletja shqiptare kërkon medalje

Suksesi i radhës, Gega në finale të Botërorit