MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’mund të bëj për veshët?

18.07.2022 - 08:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A keni ndonjë recetë për vesh kur të mbyllen veshët?

Mjeku: Ulja e dëgjimit ka arsye të ndryshme: dylli në vesh, problemet e veshit të mesëm (otitet akute dhe kronike), dëmtimi i nervit të dëgjimit (problemet e veshit të brendshëm). Duhet të bëhet një konsultë te mjeku ORL për të vënë një diagnozë të saktë, që pastaj të jepet mjekimi i duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.