MENU
klinika

Aksident në aksin Orikum-Vlorë

Makina përplas për vdekje 60-vjeçarin!

18.07.2022 - 09:17

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Policia bën me dije se një automjet tip Kama që drejtohej nga K. M., 53 vjeç ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar.

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.

“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë.