Vazhdon rrugëtimi europian për skuadrat shqiptare në Conference League. Edhe pse ende nuk janë luajtur ndeshjet e para të turit të dytë, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë.
Kështu, në rast se Tirana do të kalojë boshnjakët e Zrinjskit, më tej do të ketë përballë fituesin e çiftit Tobol-Lincoln Red. Kampionët e Kazakistanit u eliminuan në Champions nga Ferencvaros, ndërsa kampionët e Gjibraltarit nga Shkupi, ndërsa kampionët e Shqipërisë nga Dudelange.
Ndërsa Vllaznia, që e nis aventurën direkt në turin e dytë ndaj rumunëve të Universitateas, në rast se kualifikohet, në raundin e tretë të Conference League do të përballet më Zorya Luhansk të Ukrainës. E vetmja gjë pozitive për shkodranët është fakti se ukrainasit do të luajnë jashtë vendit të tyre.
Edhe Laçi do të ketë rival më të fortë në turin e tretë, gjithnjë nëse kalon moldavët Petrocub. Përballë do të jetë fituesi i çiftit Fehervar të Hungarisë dhe Gabala të Azerbajxhanit.