MENU
klinika

Kush e prodhon injorancën?

Studentët blejnë diplomat!!! Justifikojnë mungesën e njohurive…

18.07.2022 - 14:29

       Pa u ulur as edhe një ditë në kompjuter, studentët marrin nota të larta. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përgjegjësia më e madhe është e pedagogëve udhëheqës, të cilët, duhet ta kuptojnë se kur, një diplomë është blerë. Report Tv sjell dëshmitë e 2 studentëve, sesi e blenë… temën e diplomës.

“Imagjinoni… një i diplomuarpër master, i cili nesër përgatitet të punojnë institucione të ndryshme publike, apo private kanë nisur diplomimin e tij me një punim të vjedhur.”- shprehet rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës.

Report Tv para një muaji denoncoi fenomenin e shitblerjes së temave të diplomës. Faqet online, me punimet e diplomave të gatshme kundrejt pagesës, nuk i ndaloi as ky denoncim mediatik.

“Për mua, është një fenomen i jashtëzakonshëm sepse është e patolerueshme dhe e papranueshme, që një student, i cili diplomohet ose të pretendoj të diplomohet me një punim të vjedhur, apo të blerë, që do të thotë që në nisje, studenti ka kompromentuar veten e vet.”- tha rektori.

Por, pavarësisht nga këto kritika nga ana e rektorit, tani që sezoni i provimeve ka përfunduar studentët po përballen me fazën e prezantimeve. Por, si janë vlerësuar studentët që e blenë temën e diplomës?

Studentja 1: Jam studente në master shkencor.

Gazetarja: Punimi juaj, u vlerësua me notën?..

Studentja 1: Punimi im, u vlerësua me notën 9.

Studentja 2: Mora 7.

Por cilët janë arsyet që një student, vendos ta blejë një temë diplome dhe jo ta përgatisë vetë?

Së pari, fillon me pjesën e kohës, së dyti me pjesën e stresit dhe së treti, për një detyrë sa më cilësore, për një punim sa më cilësor…

“Diplomat bëhen me para sepse kanë frikë, mos bëhet plagjiaturë dhe nuk dinë të bëjnë vetë një punim cilësor me nivele të larta akademike. Edhe koha nuk më del, sa në punë, sa në aktivitete të tjera që jam e angazhuar, nuk e kam mundësinë” – thuhej në në një citimin e instagramit, të një studenteje, mesazhi.

Report Tv u kërkoi një reagim rektorëve, dekanëve të disa universiteteve, apo dhe ministrisë së Arsimit për të mësuar se në ç’fazë jemi dhe çfarë po bëhet konkretisht, me këtë fenomen që, pandalshëm po vijon.

Por ftesës tonë për prononcim, iu përgjigj pozitivisht, vetëm rektori i Universitetit Bujqësor.

”Janë disa formularë ku studenti, fillimisht, raporton në departament dhe te drejtuesi i temës së diplomës master, në lidhje me metodologjinë dhe çdo 6 muaj, raporton progresin e punimit shkencor ku ai është.”

Por, pavarësisht politikave dhe rregulloreve të brendshme të fakulteteteve dhe departamenteve të ndryshme, faqet që shesin tema diploma ecin këmba-këmbës me kërkesat e pedagogëve.

“Për pjesën e drafit, kam çuar diku rreth 3 drafte – domethënë, pedagogut udhëheqës, i cili i ka parë, më ka referuar 2-3 pika që duhet të ndryshoja, më pas unë i pohoja, dërgoja komunikim qendrës sesi duhet të ishte vazhdimësia e punimit, ndryshimet që duhet të bëheshin në atë punim.

Nën patronazh, studentët, deri në përfundimin e punimit i merr një pedagog udhëheqës” – tha studentja

“Kuptohet që kjo është përgjegjësi direkte e pedagogut udhëheqës të temës së diplomës.”- u shpreh rektori i UBT

Për ndjekjen e çdo punimi që merr nën patronazh, pedagogu merr para shtesë. Por, si duket, askush nuk arrin t’i dallojë këto punime të gatshme…

BISEDA TELEFONIKE:

Gazetarja: Së fundmi, besoj e keni prezantuar punimin e diplomës. Si shkoi?

Studentja 1: Domethënë, prezantimi shkoi shumë mirë… nuk pata problematika. Ose për arsye të panjohura, vendos të zgjedh heshtjen.

Gjithçka duket e mirorganizuar.

Duket se më të sigurt për zotërimin e njohurit të tyre, deri tani janë studentët që zhvillojnë në vend të temës së diplomës, provim me shkrim.

“Vetëm studentë, të cilët kanë performancë akademike të 3 viteve, mbi mesataren 8, kanë të drejtë të marrin temë diplome, ndërsa përsa i përket programeve master, të gjithë studentët i nënshtohen temës së diplomës, të tjerët provim.”- tha rektori i UBT, ndër të tjera.

Pas sezonit të korrikut, të prezantimit të temave, studentët që e kanë shtyrë këtë fazë për në shtator, të tjera punime diplomash do të vazhdojnë t’i blejnë në faqet online. Po fenomenin, kush do ta ndalojë?