Në prag të fillimit të sezonit të ri të Premier League, janë futur rregulla të reja dhe një nga këto ka për qëllim t’i japë fund humbjes së madhe të kohës gjatë ndeshjeve.
Kategoria kryesore e futbollit anglez do të kthehet në fushë 5 gushtin e ardhshëm me përballjen mes Arsenal-it dhe Crystal Palace: në këtë sfidë do të debutojë sistemi i ri për sa u takon kapësve të topave. Do të kërkohet të reduktohet koha e vdekur gjatë ndeshjeve, veçanërisht ato që shkaktohen me qëllim.
Ja pse do të përdoren 10 topa në total për ndeshje, që do të shpërndahen në mënyrë strategjike në fushë. Daily Mail ka konfirmuar se do të ketë një top në lojë në fillimin e ndeshjes, një në zotërim të arbitrit të katërt dhe tetë të shpërndarë jashtë fushës (dy mbrapa portës dhe dy afër vijave anësore).
Sferat e lojës do të vendosen në kona dhe ata që do të kenë për detyrë t’i zëvendësojnë do të jenë kapësit e topave, që tani do të jenë më të kontrolluar. Ekipet e moshave të klubeve do të kenë për detyrë t’i kthejnë topat me të njëjtën shpejtësi për të dyja skuadrat dhe do të duhet të sigurojnë se të gjithë tetë topat të jenë të pozicionuar rreth fushës.
Një tjetër masë kurioze është se lojtarët që shkojnë te topi do të duhet të kenë një kontakt vizual me kapësin e topave të cilit po i kërkojnë topin.