MENU
klinika

"Ejani në teatër, është edhe juaji"

Me shtëpizë të re, artisti befasohet me institucionet: Janë inekzistente

18.07.2022 - 19:09

        Aktor i mbi 60 roleve, përfshirë edhe filmin, ka zgjedhur veprën e tij si dëshmi të përkushtimit ndaj artit. Njëherësh pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe regjisë artistike, Naun Shundi është vlerësuar me çmime, por jo me shumë jehonë në medie. Le të sjellim në kujtesë, për shembull, shërbyesin karizmatik e besnik të të zotit të tij, Petruços, në “Zbutja e kryeneçes”, apo rolin e kolegut të punës, së Marianës –  personazhit të Çezarit, në “Natë me hënë”. Pa harruar as “Darka e të marrëve”, apo “Darka e gabuar” e plot e plot role të tjera, që nuk zbehen nga kujtesa. Një humor i rafinuar, nga një interpretues mjeshtër.

Artisti ndan kënaqësinë e një ambienti të ri, nismë krejt personale për artin, por pa e fshehur se nuk ka pasur mbështetje…

 “Nisur nga mungesa e theksuar e skenave dhe sallave alternative teatrore në Tiranë, kam marrë një inisiativë personale, për të krijuar në një nga ambientet e brendshme të banesës time, një skenë dhe sallë me rreth 50 ulëse. Pra, një “teatër dhome”, që do të mund të shërbejë edhe për instrumentistë të huaj e shqiptarë, si ambient për një muzikë dhome, ekspozita pesonale, teatër kukullash, grupe piktorësh, promovime veprash letrare të autorëve të ndryshëm, zhvillime festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare të “Teatrit të dhomës”, si dhe premiera filmash artistik me metrazh te shkurtër” – tregon Naun Shundi, për teatrin e tij, i ftuar në emisionin “Kjo javë”.

“Kjo është një eksperiencë normale për botën e qytetëruar, ku të tilla i gjen pa fund. Në shërbim të këtij projekti, kam vënë në përdorim të gjitha shpenzimet e mia, si dhe ndihmën e cmuar të miqve dhe jo institucioneve, që mendova se do të gjeja përkrahje (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës). Si një nismë unike, natyrshëm që kënaqësia është jo vetëm jona, si organizatorë, por një lajm i bukur për të gjithë komunitetin artistik shqiptar. Është një investim privat, por është një vepër publike.

Arti ka gjuhë ndërkombëtare dhe si i tillë, kjo sallë modeste do të rrugëtojë edhe në kompeticionet ndërkombëtare me shfaqjet, apo vëniet e seleksionuara që teatri ynë “Zonja e bujtinës”, falë përvojës time 40-vjecare si në aktrim, regjisurë, dramaturgji, apo petagogji, do të ketë rigorozisht. Mundësimi i nisjes së një teatri të ri, është një lajm i mrekullueshëm, jo vetëm për ne që kemi investuar jetët tona, por edhe për brezat e rinj, të cilët ëndërrojnë për më shumë mundësi kompetitive, më shumë mundësi ballafaqimi me botën e bukur të teatrit, apo artit në përgjithësi.

Ky teatër është një bekim për qytetin e Tiranës, një lajm i bukur për krijuesit dhe një shesh më shumë, për skenën e munguar vendase. Si artist, jam i lumtur që munda të ndërtoj për brezat e rinj, një oaz arti, sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar, copëzat e të cilit i kam edhe në teatrit tim “Zonja e bujtinës”

Realizohen shumë donacione për shfaqje, apo spektakle artistike që shfaqen një herë ose me pak jetë skenike, por asgjë për godina dhe ndërtesa ku zhvillohet teatër! Jam i lumtur, që munda të kontribuoj në realizimin e një ëndrre dhe njëherazi të një lajmi të madh, si ai i ndërtimit të një shenjtërie, si Teatri ynë.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen