Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo kujton herën e parë në moderim, të cilën në fakt e cilëson si ‘skandal’.
“Skandal, skandal, skandal! Kisha shumë probleme me gjuhën dhe nuk flisja shqipe të pastër. Jam shumë falënderuese ndaj kolegëve dhe eprorëve të mi, të cilët patën durim të madh me mua. Mbaj mend që vetëm dridhesha nga emocionet dhe bëja shumë gabime në të folur.”-tha ajo për “Revista Living”.
Jo vetëm kaq por ajo ka zbuluar dhe dëshirën e madhe që ka për t’u bërë nënë.
“Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë”, ka shtuar ajo gjatë intervistës.
Lei zbuloi edhe kuptim e emrit të saj, duke thënë: “Emrin ma ka vënë mami, pasi adhuronte Erik Kleptonin dhe këngën “Layla”. Mundësia e dytë ka qenë emri Sofi. Tani që adhuroj Sofia Lorenin do të kisha dashur shumë ta kisha emrin Sofi”.
Gjithashtu, ajo lëshoi dhe një deklaratë për dashurinë.
“Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa!”
Në fund, ajo tha se nuk është penduar për asgjë.