19.07.2022 - 11:14
Një lokal në Shkodër është bërë shënjestër e plumbave një ditë më parë.
Policia bën me dije se një person ka qëlluar drejt lokalit në pronësi të T. P., 56 vjeç.
Si pasojë e të shtënave janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për kapjen e autorëve.
“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.