Ndërsa qeveria dhe parlamenti rus intensifikojnë ligjet kundër homoseksualizmit, tenistja ruse Daria Kasatkina, numri 12 në botë, ka befasuar me deklaratën e saj. Ajo ka pranuar se është lesbike.
Tenistja e konfirmoi këtë gjë gjatë një interviste në YouTube, ku u shpreh se ka një marrëdhënie me një femër tjetër. “Të jetosh e fshehur nuk ka më kuptim. Vendosa ta bëj publike këtë fakt. Gjithsecili është i lirë për ta bërë të ditur këtë gjë ose jo”, tha Kasatkina, aktualisht tenistja më e mirë në Rusi.
Një deklaratë që vjen në momentin kur parlamenti rus po përgatit një paketë ligjesh që ndalon propagandën e homoseksualëve në publik. Daria Kasatkina aktualisht nuk jeton në Rusi dhe ka kritikuar qeverinë moskovite për këtë çështje.
🥳🥳💜💜😍😍 pic.twitter.com/N6W7Nb3xUV
— Cristinel Cujbacinschi (@Cujbacinschi) July 18, 2022
“Në Rusi ka shumë argumente tabu”, tha tenistja. Kasatkina ka pranuar se ka një lidhje me Natalia Zabiiako, që garon në patinazhin artistik. Këtë lidhje tenistja e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, përmes një foto