Ndeshja mes Tiranës dhe Zrinjskit në Conference League u mbyll pa probleme në stadiumin “Air Albania” por me shumë të tilla jashtë tij pas përfundimit të sfidës. Tifozëritë e dy skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas ka pasur edhe konfrontim me forcat e rendit.
Situata ka ndodhur në daljen e tifozëve boshnjakë të cilët janë përplasur me disa mbështetës të Tiranës. Më pas ata janë përballur edhe policinë, e cila ndërhyri në ato momente, me pasojë plagosjen e një efektivi të forcave të rendit.
Ndërhyrja e forcave të rendit qetësoi situatën ndërsa u shoqëruan për në komisariat disa tifozë boshnjakë të cilët ishin protagonistë në momentin e përplasjes.
Në dalje nga “Air Albania”, disa boshnjakë, nën efektet e alkoolit, kanë reaguar dhunshëm ndaj kalimtarëve dhe personave në lokalet pranë stadiumit. Ata kanë përfituar nga pavëmendja e forcave të rendit në ato çaste dhe kanë qëlluar me shishe që kanë marrë nga tavolinat, duke goditur edhe femra shqiptare që kalonin aty. Policia përdori edhe gazlotsjëllës.