Gomonia e cila ishte në ndjekje nga Guardia di Finanza në Vlorë, është gjetur ditën e sotme në Shëngjin. Gomonia dyshohet se ishte e ngarkuar me kanabis e se personat që ishin brenda saj e kanë djegur për të humbur gjurmët. Mjet lundrues është konstatuar duke u djegur në breg të detit në Gotull të Kurbinit.
Mjeti rreth 8 metra i gjatë është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilës nuk kanë evidentuar asnjë person në kuvertë. Nuk dihen ende shkaqet e përfshirjes së mjetit nga flakët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Policia është vënë në kërkim të dy skafistëve të cilët dyshohen se ishin në mjetin lundrues. Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Ditën e djeshme, Guardia di Finanza nisi kontrollet nga ajri si dhe deti për gomonen. Ndërsa autoritetet shqiptare monitoruan nga toka gjithë operacionin. Mjeti dyshohet se erdhi nga Greqia mirëpo asgjë nuk është e sigurtë.