MENU
klinika

“Mos thoni që plazhet janë bosh, po i zbrazni ju”

Shpërthen Braçe, publikon listën e çmimeve në jug të Shqipërisë

20.07.2022 - 17:32

Deputeti i PS, Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një menu të çmimeve në jug, më saktë në zonën e Borshit.

Braçe e quan çmenduri, që për 3-4 persona pjepri të kustojë 2000 lekë, ndërsa shalqini 3000 lekë.

Postimi i plotë:

KJO ESHTE NJE MENU NE JUG,

BORSH ME QARTE;

SHIHENI:

SHALQI PER KATER PERSONA

3000 LEKE;

PJEPER PER TRE PERSONA

2000 LEKE.

Une uroj te jete gabim, sinqerisht,

edhe pse kur shoh cmimet e tjera,

nuk me duket qe ka gabim.

PRA, NDRYSHE, KJO ESHTE CMENDURI!

Me cmimin e sotem,

5 LEKE PER KILOGRAM, NJE SHALQI ME PESHE 10 KILOGRAME, KUSHTON 50 LEKE;

Nje shalqi me kete peshe mjafton per kater persona.

Pra nje SHALQI ME CMIM 50 LEKE TE SHITET PER 300 LEKE ESHTE POSHTERSI, ME 3000 LEKE ESHTE CMENDURI!

Une e di nga vjen kjo;

ARSYEJA ESHTE MOSPRERJA E FATURAVE, KUPONEVE FISKALE E KESHTU ME RRADHE!

Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet.

Ne fund, ju ne JUG, mos thoni “PLAZHET JANE BOSH”!

Po i zbrazni JU!

Jo vetem kaq, POR ME CMIMET TUAJA, PO TAPOSNI, BLLOKONI TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE!