MENU
klinika

Sikur mos të kishte ikur kurrë...

Berisha bën llogaritë: Tani rroga do ishte 1500 euro

20.07.2022 - 22:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me të rinj dhe intelektualë të qytetit bregdetar deklaroi se sot shqiptarët do të mund të merrnin një pagë mesatare deri në 1500 euro, nëse projekti i 2013-ës do të zbatohej.
Duke folur për gjendjen aktuale të vendit, ai shtoi se Shqipëria mund ta garantojë 100% minimumin jetik për shoqërinë e saj.

“Nuk ka kryeministër të një vendi që të ketë mundur të imagjinojë këtë që bën. Alternativa është…Është situtatë e komplikuar, por ne do fillojmë nga qytetari nga zbutja e shpejtë e dhimbjeve të varfërisë. A ka Shqipëria të garantojë minimumin jetik? 100%. Projekti ishte gati. E lamë gati në 2013, kishim 15 mijë familje dhe do e zhduknim. Sot janë 80. Nëse nuk rrisim rrogat dhe pensionet, fjalët mbesin bosh. Do investojmë tek njeriu. Të rrisësh borxhin nga 62-107%, që po të doje ta shndërroje në rroga dhe pensione, sot nuk do kishte shqiptar që do merrte më pak se 1500 euro rrogë. Nëse i vihej qëllim vetes. Ku shkuan këto miliarda? Çfarë shohim ne?”