MENU
klinika

“O i pafytyrë!”, tensione në Kuvend

Berisha shkon drejt Ramës, garda e rrethon

21.07.2022 - 12:19

Është shoqëruar me tensione senaca e sotme në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën, ku Rama radhiti një mori akuzash ndaj demokratëve dhe sidomos Berishës.

Kjo nxehu situatën në sallë, ku pas një ndërprerjeje të vogël për shkak të pranisë së disa fëmijëve aty, seanca rinisi me tone të ashpra, ku një moment Berisha kërkon fjalën dhe i drejtohet Ramës me fjalë të rënda.

“O i pafytyrë”, dëgjohet t’i thotë Berisha-Ramës teksa shkon drejt tij, ndërkohë që ndërhyn garda.

Çfarë tha Rama më herët për Berishën:

Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)

Rama: Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Çfarë dinjiteti keni ju? Sa herë ju duhet t’ia ngulni thikën Kosovës dhe me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë, historia tregon që ju e furnizuat Millosheviçin jo PS. Historia nuk ikën kurrë, del përpara. Mblidhet dhe të del përpara, je i padëshirueshëm, “Non grata”, ik tani. Vjen historia thotë prit o vëlla se je i fortë por historia është më e fortë se ty.

Rama: Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Straburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, j të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë Atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh madje po e hëngri dhe vendi yt s’ka problem. Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës së po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në Parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale ju lëviz nën këmbë. /

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I keni ngulur thikën në gjoks Hashim Thaçit”

Rama i ashpër me PD për Kosovën: Historia do tregojë se…

“I kam munguar këto kohë”

Edi Rama ironi ndaj Lulzim Bashës në Kuvend

"Nuk mund të bësh amnisti ndaj të shkuarës…"

Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Rama