MENU
klinika

"I dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali"

PD kërkon nisjen e hetimeve për kryebashkiakun e Divjakës

21.07.2022 - 13:45

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshit.

Sipas grupit të PD, ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion në Itali.

Kërkesa është firmosur nga një grup prej 15 deputetësh ku i kërkohet organit të akuzës të ndjekë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Deklarata e grupit të PD

PD kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme: Të hetohet kryebashkikaku i Divjakës! I dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion në Itali

Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. “Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin