Novak Djokovic është ende larg US Open nëse nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor përpara fillimit të turneut në fund të gushtit. Serbi, i cili ka insistuar në shumë raste se nuk planifikon të vaksinohet, nuk do të mund të luajë në këtë Grand Slam.
Organizatorët e turneut amerikan kanë theksuar edhe një herë se do të respektojnë rregullat e qeverisë së vendit mbi protokollet kundër sëmundjes. Ligjet e Shteteve të Bashkuara kërkojnë që qytetarët që duan të hyjnë në vend të kenë vaksinimin.
Serbi nuk e ka, ndaj nuk mundet të hyjë në vend. Kampioni i trefishtë i US Open shfaqet në mesin e atyre të regjistruar për Grand Slam-in e fundit të vitit, por ky është një hap thjesht formal.
Megjithatë, organizatorët e turneut specifikuan se nuk kanë rregulloret e tyre për pandeminë dhe, në këtë kuptim, ata respektojnë ligjin e qeverisë. Ndërkohë, tifozë dhe fansa të shumtë të Djokovic po nënshkruajnë peticion pro tenistit që të lejohet në USA.