MENU
klinika

Vizita e fundit në Kosovë në detyrën e Presidentit

Ilir Meta pritet me ceremoni zyrtare nga Vjosa Osmani

22.07.2022 - 09:38

Presidenti Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij në Prishtinë Vjosa Osmani.

Meta zhvillon sot vizitën e fundit në Kosovë në cilësinë e kreut të shtetit, kur i kanë mbetur edhe dy ditë nga dorëzimi i mandatit të kreut të shtetit.

I shoqëruar nga Vjosa Osmani, Meta ka nderuar ceremoninë duke u përulur para gardës së Republikës së Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se në orën 10:45 dy krerët e shtetit do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Më pas ai do të ketë takime me kryetarin e qeverisë Albin Kurti, kreun e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama dhe liderë të partive politike të Kosovës.