MENU
klinika

“Dua të luaj në Olimpiadë”

Tenisti rus nr.7 në botë kërkon ndryshimin e shtetësisë

22.07.2022 - 13:55

I rikthyer në fushë pas një muaji pushim të detyruar, pasi nuk u lejua të luajë në Wimbledon, tenisti rus Andrey Rublev, numri 7 në botë, ka bërë deklaratën surprizë.

Nga Hamburg, ai u shpreh se mund të ndryshojë nënshtetësi duke parë se Rusia është përjashtuar nga të gjitha eventet sportive si pasojë e luftës në Ukrainë. Prej shkurtit ai luan si tenist neutral, ndërsa në Wimbledon nuk u lejua të luajë.

“Ky sport është e gjithë jeta ime, i jam dedikuar 100% dhe tani nuk më lejojnë të luajë. Ne kemi ofruar zgjidhje për të na ndihmuar që të luajmë, siç ishte ideja që në lojën dyshe apo atë mikse të kemi në krah një tenist nga Ukraina”, tha Rublev.

“Ne mund të përcjellim mesazhe pozitive nga fusha. Për të luajtur në Ëimbledon kisha vetëm një alternavitë, të ndryshoja kombësi. Shumë tenistë e kanë bërë këtë gjë, ndoshta në të ardhmen e bëj edhe unë nëse situata nuk ndryshon. Dua të luaj në Olimpiadë, por s’më lejojnë”, tha 24-vjeçari Rublev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN