MENU
klinika

Frrok Çupi

Të ishin tubuar rrugëve me parullën: ‘Thnx Mr. Rama!’ për BE- në

22.07.2022 - 12:18

Këta po të ishin tubuar rrugëve me parullën ‘Faleminderit zoti Rama’ për afrimin e fundit me BE, do të na kishin bërë të mendohemi. Jo ne që i njohim mirë, por mendoheshin këta që po plasin rreth tyre e po thërrasin ‘mos na ikë PD!, ta bashkojmë PD…’. Po të ishin tubuar kësaj here, të paktën, do të na kishin hedhur prapë hi syve sikur ‘vdesin për Europë’. Me këtë rast do ta kishin shpërblyer ndryshe urrejtje- xhelozinë për Edi Ramën. Mirëpo nuk e bënë dhe mbetën vetëm me xhelozinë duke i marrë nga goja fjalë erotizmi.

Përtej alegorisë, vërtet PD në opozitë kësaj here kishte shansin që të dëshmonte se ka edhe një nerv të dobishëm diku në trup. Por iku kjo punë. Kjo ishte më e pamundura për PD-në. Pse:

Nuk do kryetari? Ta zëmë se kryetari do…

E pa mundur, por le të fantazojmë. Sikur kryetari i PD do të kishte lëshuar thirrjen ‘ejani të përshëndesim negociatat me BE’, aty do të kishte ndodhur revolta brenda burgut. Kryetari i PD, kur ishte president i Republikës, e ka provuar këtë mizori. Hapi lajmin se po vijnë nga Vlora ‘të më vrasin’ dhe desh të ikte. Militantët e vet e panë me një sy, kinse: ’Se mos ikën në Europë …!?’. Ditën që u çlirua presidenca, u deshën tre muaj për ta larë nga urina e militantëve. Ky ishte ’97. Tani nuk e bën më provën kryetari, se nuk ka as helikopter. Këta janë si atëherë dhe si njëri- tjetri; kuptojnë veç dhunë, jo Europë.

Po të ndodhte që të tuboheshin pro- Europë, atëherë do të quhej ‘tradhti brenda llojit’.

Të gjithë të vetët, Sali Berishën do ta shpallnin ‘të ikur’ përfundimisht; nëse ky do të thërriste militantët për tubim pro- Europës. Kjo puna e orientimit të PD nuk është një gjë e lehtë, pozita më e fundit e saj është e vendosur kundër qytetërimit perëndimor. Çfarë është sot? A është vetëm Islamike?, a është vetëm anti- amerikane?, a është një masë pa tru që nuk e di çfarë është?… Çfarë është më e dukshme: një masë që nuk e duron progresin, as qytetin, as ligjin, as jetën e tjetrit. Tradhtarin e nuhasin menjëherë.

Po të ishin pak më të mençëm ata që bëjnë si pro- perëndimorë…

Këta që bëjnë sikur nuk e duan Berishën në PD, këta kishin shansin të ndaheshin nga zgjebja si ‘anti- perëndimorë’. Deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sinjal se janë ndryshe prej tij. Si nuk kanë as aq mend sa të kuptojnë se rrjeta për Berishën po mblidhet nëpër detet e Europës? Në PD nuk ka frymë perëndimore, paçka se lëshojnë parulla idiote të stilit ‘gjyshi im e donte Amerikën’…

Po më në fund, si mund të ishin aq naivë sa të donin Europën?

Po të dilnin në tubim për Europën, menjëherë do të ktheheshin në pikë vese dhe do të shkriheshin. Sepse kjo nuk është klima e tyre. Perëndimin e kanë armik. Njësoj sa ç’e kishin armik ushtarët e Mlladic Gjykatën Speciale. Perëndimin e shikojnë si fajkua që ka hyrë për të rrëmbyer qeniet e sëmura mes tyre. Nuk durojnë as përparimin e vendit të vet e jomë Europë, ishin mirë atje ku ishin…

… Po, vërtet, përtej alegorisë: Si nuk u mblodh PD që të manifestojë entuziazëm për Europën, për Atdheun dhe shtetin…, edhe për autorin kryesor Edi Rama?! S’e kuptoj.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika