MENU
klinika

Vështirësitë në lëvizje

Rikthehen shirat, e problemet në “Guerilas” të Shkodrës

25.11.2018 - 21:54

Lagjia “Guerile” në qytetin e Shkodrës, zhytet përsëri në probleme, për banorët, si çdo vit teksa nisin reshjet e shiut.

Sistemi rrugor tejet i amortizuar bën që banorët ta kenë shumë të vështirë lëvizjen në ditë me diell dhe pothuajse të pamundur në ditë me shi.

Banorët e lagjes thonë se duhet t’i marrin fëmijët në krahë për t’i kaluar, pasi rruga është e mbuluar me ujë.

lagjia gueriasit-shkoder-konica.al
lagjia gueriasit-shkoder-konica.al

Përveç këtij shqetësimi ata pohojnë se askush nuk është kujtuar për to.

Janë rreth 3 mijë banorë të kësaj lagjeje që u duhet të kalojnë përmes pellgjeve me ujë për të shkuar në shkollë apo në punë.

Ndonëse janë banorë të qytetit, ata nuk ndihen aspak të tillë.