MENU
klinika

Jeta kushtuar rrënjëve!

Dhimitër Shuteriqi në letrat shqipe

22.07.2022 - 11:53

        Një nga prozatorët, poetët dhe studiuesit më produktivë të letërsisë shqipe. Dhimitër S. Shuteriqi (1915-2003) shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Elbasan, më 1915 dhe vdiq më 22 korrik 2003. 

Babai i tij ishte Simon Shuteriqi, veprimtar i kulturës e i arsimit kombëtar. Kreu Liceun francez të Korçës (1936) dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua për filozofi në Universitetin e Grenoblës (1942). U kthye në atdhe po atë vit dhe mori pjesë aktive në luftën nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, pati detyra me përgjegjësi në institucione arsimore, kulturore e letrare të vendit.

shuteriqi-konica.al

Është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (tetor 1945), kryetar i saj në vitet 1954-1973, drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik në vitet 1947-1950, deputet i Kuvendit Popullor në vitet 1950-1974.

Dh. Shuteriqi e nisi veprimtarinë letrare në mes të viteve ’30-të shekullit XX, me vjersha, tregime e artikuj kritikë.

Botoi përmbledhjet poetike “Kangët e rinisë së parë” (1935), “Kangë” (1936). Në vitet 1952-1955 botoi romanin “Çlirimtarët”, vëll.1-2. Më pas, lëvroi gjerësisht tregimin, botoi vëllimet “Gurnecka” (1957), “Fyelli i Marsiasit” (1963), “Kënga dhe pushka” (1972), “Maratonomaku ynë” (1977), “60 tregime në një” (1979), “Buka e thika” (2002) etj. La pas në dorëshkrim një varg veprash: “Moti i Madh. Shënime e dokumente për historinë shqiptare 1379-1479” (2006); “Aranitët. Historia, Gjenealogjia, Zotërimet” (2011); Fjalorin e Naim Frashërit, Fjalorin parabuzukian të shqipes e të tjera.

Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan, më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.

Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej për t’u dhënë liri qarkullimi librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi, si punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.

Në vitet 1950-1974 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ka filluar të shkruajë që në vitet ’30.

Fusha kryesore e veprimtarisë së tij krijuese është proza, romani, por sidomos tregimi, ku shquhet si një nga lëvruesit më të mirë të tij.

Si studiues ka punuar sidomos në fushën e historiografisë letrare, si një ndër autorët krye­sore të teksteve e të veprave përgjithësuese për historinë e letërsisë shqiptare, i monografive të veçanta si dhe i punimeve për historinë e kulturës shqiptare, për folklorin e filologjinë, si dhe është marrë edhe me publicistikë.

Shquteriqi, la në dorëshkrim një varg veprash të përfunduara. Është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dorëshkrimi i Ungjillit të Elbasanit

Alfabeti më i vjetër origjinal

Ç'shkruhej në letrën e Hamit Beqes për Ramiz Alinë

“Velo, Bakalli, Gjergo, Oseku dhe Shima, ndikime të huaja…”

Dokumenti më i vjeter biblik

Anonimi i Elbasanit është Gregori


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen