MENU
klinika

A zihen vërtet, apo bëjnë sikur?

Fatma Haxhialiu sqaron hatërmbetjet me koleget e saj

23.07.2022 - 11:15

Bashkëprezantueset e këtij sezoni të ‘Goca dhe Gra’, Armina Mevlani, Fatma Haxhialiu, Dalina Buzi dhe Rita Petro njihen për diskutimet e tyre të zellshme gjatë emisionit.

Gjatë këtyre diskutimeve dhe debateve të shumta në studio vihen re mendimet e ndryshme mes tyre të cilat i kanë çuar deri në debate me tone të ashpra. Njëri prej tyre ka qenë edhe debati i fundit mes Fatmës dhe Dalinës, ku u diskutua për pushimet me vjehrrin dhe vjehrrën.

Fatma ka sqaruar ndjekësit e saj në lidhje me këto debate pasi një ndjekës e ka pyetur:

“Nuk e kam kuptuar gjithë sezonin: Ju ziheni vërtetë, apo bëni sikur?”

Fatma ka thënë se diskutojnë rreth pikëpamjeve të tyre dhe në fund të ditës miqësia vijon si më parë. Ajo e ka vlerësuar faktin që secila prej tyre është e realizuar dhe nuk kanë asgjë personale me njëra-tjetrën.

“Nuk zihemi por debatojmë. Po jemi shumë të vërteta në përplasjet tona sepse nuk ka asnjë skenar. Secila mbron bindshëm pikëpamjet e saj. Kemi qëlluar ca edhe si pasionante e të rrëmbyera nga natyra e kështu domethënë.

Por debati ngelet aty, aq. Nuk është kurrë personal, nuk ka kurrë hatërmbetje dhe inate më pas. Dhe kjo është magjia e këtij paneli. Është fat i madh të kesh njerëz kaq profesionalë. Kaq të realizuara dhe rehat me veten sa ti mund të besh debate me tone të forta ashtu siç e ndjen pa menduar se do i ngeli hatri sepse pasi mbaron diskutimi mbaron çdo gjë dhe i fusim një pudër surratit se jemi bërë me djersë nga debati.

Nuk e kam thënë mjaftueshëm publikisht, jam e lumtur dhe me fat që jam pjesë e një paneli me gra si ju.”– ka shkruan Fatma dhe etiketuar edhe Arminën, Dalinën dhe Ritën.