Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka udhëtuar dje drejt Kosovës pasi do të marrë pjesë në një aktivitet për promovimin e turizmit.
Gjatë qëndrimit, Leli ka takuar kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Ramën.
Në një postim në Facebook, Leli thotë se transformimi i hapësirave publikë në kryeqytetin Kosovar, ishte befasues.
Sipas Lelit, ky transformim është një shembull se si e shkuara mund të shihet dhe të shfrytëzohet përmes instalacioneve.
Postimi i Dritan Lelit:
Ishte befasues transformimi i hapësirave publike që ishte bërë në Prishtinë, për vizitat që mijëra turistë do të bëjnë gjatë edicionit të 14 të Manifest. Një shembull se si e shkuara mund të shihet e shfrytëzohet, përmes instalacioneve, ndryshe nga ç’ka qenë. Ejani shiheni se sa dimensione ka Prishtina, Kryetari i Komunës, Perparim Rama, i pret të gjithë.
Ndërkohë pas Prishtinës, Leli do të vizitojë Prizrenin, ku do të ketë takime me drejtues vendorë për promovimin e turizmit.