24.07.2022 - 10:52
Një 65-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Durrës, duke u hedhur nga ballkoni. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit.
B.M., rreth 65 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.