A do të jetë Penelope Featherington diamanti i sezonit të tretë të Bridgerton?
Një video që njoftonte fillimin e prodhimit të sezonit të tretë dha një paraqitje të shkurtër të transformimit të Penelope e cila duket gati për të dominuar sezonin e tretë.
Ky transformim nuk është domosdoshmërisht një surprizë për fansat e librave të “Bridgerton”, pasi “Romancing Mister Bridgerton” – romani i Julia Quinn që frymëzoi këtë sezon – prezanton një pamje të re për Penelope.
Aktorja vetë, Nicola tha se sezoni i tretë do të jetë “shumë ndryshe” dhe se shikuesit do të shikojnë sesi personazhi i saj “më në fund bëhet grua në sezonin e tretë dhe vjen në vetvete”.
Natyrisht, Penelope nuk është e vetmja e planifikuar për një shkëlqim, pasi Nicola ngacmoi se Luke Newton, i cili luan gjysmën e saj tjetër, Colin Bridgerton, ka energji të madhe drejtuese këtë sezon.
Pra, çfarë saktësisht mund të presin fansat nga kësti i ardhshëm?
Sipas Netflix, sezoni i tretë i Bridgerton ndjek Penelope ndërsa ajo më në fund largohet nga dashuria e saj Colin.
“Ajo megjithatë ka vendosur se është koha për të marrë një burrë,” vazhdoi përshkrimi, “mundësisht një që do t’i sigurojë asaj mjaft pavarësi për të vazhduar jetën e saj të dyfishtë si Lady Whistledown, larg nënës dhe motrave të saj.”
Ndërkohë, Colin është i etur për të rifituar miqësinë e Penelope, duke i ofruar ta mentorojë atë gjatë gjithë sezonit të ardhshëm të martesës. Por Netflix ngacmoi: “Kur mësimet e tij fillojnë të funksionojnë paksa shumë mirë, Colin duhet të merret me nëse ndjenjat e tij për Penelopen janë vërtet miqësore.”
Ashtu si sezonet e parë dhe të dytë, të cilët shfaqën Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) si kryesues, sezoni i tretë vë në qendër të vëmendjes një vëlla të ndryshëm Bridgerton: Colin Bridgerton (Luke Newton).
Simone Ashley e cila fitoi zemrat e fansave nuk do largohet si Regé-Jean Page, por do të jetë në sezonin e tretë.